Reth nesh
Me ne siguroheni për prodhim kualitativ të shtyllave të betonit dhe të drurit, zgjerim dhe mirëmbajtje të rrjetit elektrik, përpikëshmëri në mirëmbajtjen e ndriçimit publik, transport, shërbime me kamion dhe bager brenda kufijëve të Maqedonisë.
Gjithmonë të përpiktë dhe të shpejtë në realizimin e kërkesave tuaja....

Historia
Nevoja e dukshme në treg për një kompani që ofron produkte dhe shërbime cilësore në fushën e mirëmbajtjes së rrjetit elektrik dhe kujdesit për ndriçim publik, ishte shtytja kryesore që solli deri tek themelimi dhe afirmimi i ndërmarjes sonë.
Dëshira për t’ju ofruar juve cilësi, siguri dhe qëndrueshmëri nga ideja kaloi në konkretizim e cila u realizua në vitin 1999, me ç’rast në fshatin Pallaticë për herë të parë u hodhën themelet e ndërrmarjes sonë.
Punën tonë e filluam me tre punëtorë por me shumë vullnet e shumë dëshirë. Falë këtij vullneti, vetëbesimit, profesionalizmit dhe menaxhimit adekuat arritëm që numrin e punëtorëve ta rrisim nga 3 në 42, gjithmonë me qëllimin për të qenë sa më efikas dhe të shpejtë në realizimin e shërbimeve tona.
Për këtë dëshmojnë poashtu edhe klientët e shkallës së lartë të nivelit lokal, nacional dhe atij rajonal.
Shprehja ,,Për siguri elektrike” u bë motoja jonë, moto e cila na mundësoi të jemi sinonim sa herë që përmendet siguria elektrike, duke e marrë parasysh se ne ishim edhe një ndër kompanitë e para vendase që u interesuam për sigurinë elektrike.
Në realizimin e qëllimeve tona rol të rëndësishëm kishte edhe bashkëpunimi me EVN-Maqedoni, OSHEE-Shqipëri (Operatori i shpërndarjes së energjisë elektrike), Elektro Stublla-Kosovë, KEDS-Kosovë (Kosovo Electricity Distribution and Supply), Instalimi Kërçovë, AK-Invest Tetovë, bashkëpunimi me operatorët telefonik Vip dhe T-Mobile, poashtu bashkëpunimi me Komunën e Tetovës, Komunën e Zhelinës, Komunën e Tearcës dhe Komunën e Brvenicës.